Rama: Një grup njerëzisht mbajnë peng studentët për dialog

Ditën e sotme protestës së studentëve iu bashkuan edhe banorët e “Astirit”, ndërsa Kryeministri Edi Rama përdori sërish rrjetet sociale për të reaguar në lidhje me protestën e tyre.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Rama e quan një farsë, e cila sipas tij, nuk mund ta mbajë edhe për shumë gjatë në këmbë barrikadën absurde antidialog.

Më herët, ai bëri edhe një reagim në “Instagram”, ku shkroi se studentët meritojnë plotësimin jo vetëm të 8 pikëve, por një transformim të thellë të universiteteve, por ai tha se një grup njerëzish po e mbajnë peng këtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN