Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ronaldo vendos derbin, gol historik për Juven

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2018, 22:39 | Futboll
Ronaldo vendos derbin, gol historik për Juven

Cristiano Ronaldo shënoi golin e vetëm të derbit të qytetit duke i dhënë fitoren Juventusit kundër Torinos. Portugezi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 70, duke shënuar edhe golin e 5000-të të Juventusit në Serie A.

Penalltia iu akordua bardhezinjve pasi portieri torinez Salvador Ichazo rrëzon në zonë Madzukic, pas një gabimi fatal të Zazas. Ronaldo gjithashtu ndëshkohet me karton të verdhë pas shënimit të golit pasi reagon ndaj Ichazos. Bardhezinjtë gjetën edhe golin e dytë me Mandzukic, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Edhe një herë Ronaldo vërtetoi se është vendimtar për Juventusin në sezonin debutues me “Zonjën e Vjetër”, pasi me 11 gola dhe 5 pasime për gol, ka marrë pjesë në 49% të golave të realizuar nga skuadra e tij këtë sezon të Seria A.

Fitorja e çon Juventusin në kuotën e 46 pikëve ndërsa skuadra e Massimo Allegrit ruan përsëri pathyeshmërinë, duke mos provuar ende shijen e humbjes në kampionat.

https://www.instagram.com/p/BrbONqAgzy6/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=1j4fw21f2ga3d

A2 CNN Livestream

Dita jonë