Sekuestrohen mina me telekomandë dhe heroinë në Lezhë

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Trotyl”, duke sekuestruar 4 mina me telekomandë si dhe rreth 130 gram lëndë narkotike e fortë heroinë, ndërsa është vënë në pranga poseduesi i tyre.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi A.N. 52 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Policia bën të ditur se 52-vjeçari u kap me çantën sportive në qytetin e Lezhës, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar narkotike e fortë heroinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN