Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ukraina shkëputet pas tre shekujsh nga Kisha Ortodokse Ruse

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2018, 21:45 | Bota
Ukraina shkëputet pas tre shekujsh nga Kisha Ortodokse Ruse

Ukraina i ka dhënë fund tre shekujve dominim nga Kisha Ortodokse Ruse duke krijuar Kishën e saj Autoqefale këtë të shtunë.

Mijëra vetë u mblodhën para Katedrales së Shën Sofisë në Kiev ku liderët fetarë u takuan për të zyrtarizuar ndarjen, e cila ishte miratuar që në tetor edhe nga Patriarkana e Stambollit. Vendimi ka tërbuar Kishën Ruse e cila madje shkoi deri aty sa të paralajmëronte për ndarje totale nga Stambolli.

Kisha Ortodokse Ruse ishte “gardiane shpirtërore” e asaj ukrainase prej 332 vitesh, por ndarja vjen më tepër për shkak të problemeve politike se sa fetare, sidomos pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani