Xhudistja nga Kosova, medalje të artë në Kinë

Kosova vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare në sportin e xhudos, ku jo vetëm Majlinda Kelmendi apo Nora Gjakova, por së fundmi po arrijnë suksese edhe sportiste të tjera.

Ditën e sotme ishte radha e Distria Krasniqit, e cila në World Judo Masters, që po mbahet në Guangzhou, arriti të marrë medaljen e artë, duke mposhtur vetëm pas 6 sekondash xhudisten japoneze, Kondo Ami.

Vlen për t’u theksuar fakti që kundërshtarja e xhudistes nga Kosova ishte e një niveli mjaft të lartë, ku nga Olimpiada e fundit u largua me medalje.

Në finale në këtë kompeticion ka arritur edhe Nora Gjakova, e cila synon medaljen e artë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN