Dekreti për buxhetin 2019, PS pritet të “rrëzojë” Metën

Buxheti i 2019 është buxheti i parë i një qeverie që nuk dekretohet nga Presidenti i Republikës në Shqipëri.

A2 CNN pyeti mazhorancën lidhur me qëndrimin që do të mbajë në seancën e së premtes në Parlament. Burimet thonë se dekreti do të rrëzohet me votën e mazhorancës në seancë.

Në njoftimin zyrtar të presidencës të enjten argumentohej se ligji për buxhetin nuk u dekretua për shkak të situatës politike në vend, kryesisht për protestat e studentëve.

Kreu i shtetit Ilir Meta kërkoi që të rishikohet buxheti që lidhet me kërkesat e studentëve, çka do të sillte garantimin e qetësimit të situatës.

Megjithatë, me rrëzimin e dekretit, qeveria nuk i mbyll komplet derën studenteve, pasi ndërhyrjet në buxhet mund të behën përmes një akti normativ, vetëm në rastin kur studentët do të pranojnë dialog, sikurse ka deklaruar kryeministri Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN