Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Chelsa ruan vendin në Champions, Arsenal humbet pas 22 ndeshjesh

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2018, 16:35 | Futboll
Chelsa ruan vendin në Champions, Arsenal humbet pas 22 ndeshjesh

Chelsea ruajti vendin e katërt në renditjen e Premier League, duke mundur 2-1 Brighton këtë të diel, falë golave të Pedro Sanchez dhe Eden Hazard që në pjesën e parë. Vendasit arritën të ngushtonin diferencat në mesin e pjesës së dytë, por nuk mund të bënin më shumë kundër skuadrës së Maurizio Sarrit që siguroi fitoren e dytë rresht pas asaj kundër Manchester Cityt javën e kaluar.

Në ndeshjen tjetër të drekës, seria e Arsenalit prej 22 ndeshjesh pa humbje në të gjitha kompeticionet u mbyll nga Southampton, që me një gol pesë minuta para fundit të ndeshjesh arriti të fitonte 3-2 kundër “Topçinjve”.

Vendasit arritën të kalonin dy herë në avantazh, por në të dy rastet Mkhitaryan arriti të barazonte për miqtë nga Londra. Sidoqoftë në të 85’, Austin shënoi bukur me kokë për të vulosur fitoren e merituar të “Shënjtorëve”, që i nxjerr ata nga zona e ftohtë, ndërsa lë Arsenalin në vend të pestë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani