Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Është milioner, por nuk shpenzon asnjë qindarkë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2018, 22:02 | Lifestyle

Pasuria e Conor McGregor vlerësohet të jetë rreth 85 milionë euro, por ai nuk shpenzon asnjë qindarkë prej saj.

Pavarësisht se ka një stil jetese tepër luksoz, të cilin nuk e le pa e ekspozuar në rrjetet sociale, ai nuk paguan për asgjë nga ato që mund të shihni në profilin e tij në Instagram.

Këtë e zbulon trajneri i luftëtarit të arteve marciale mikse, John Kavanagh, në një intervistë për edicionin irlandez të gazetës “Independent”. “Ai është konkurrues në biznes, po aq sa edhe në oktogon. Duket e çuditshme por ai nuk shpenzon edhe aq shumë para. E paguajnë për gjithçka që mban veshur, çdo makinë që nget e ka marrë falas dhe nuk shkon thuajse fare në restorante, pasi gatuan bashkëshortja. Jeton në një shtëpi modeste dhe nuk luan bixhoz”, tha Kavanagh.

Por ndërsa pas hedhjes në treg të markës së vet të uiskit e ardhmja e tij në biznes duket e sigurt, në sport gjërat nuk po i shkojnë edhe aq mirë. McGregor po pret të marrë vesh dënimin që do të marrë nga Komisioni i Atletikës në Nevada, SHBA, për përfshirjen në sherrin masiv me pjesëtarë të skuadrës së rivalit të tij Khabib Nurmagomedov, më 7 tetor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani