Humbja e tretë rresht për Skënderbeun, Luftëtari gëzon në fund

Skënderbeu pësoi humbjen e tretë këtë sezon dhe të tretën radhazi, duke u mundur në shtëpi 3-2 nga Luftëtari. Gjirokastritët shënuan me penallti pesë minuta nga fundi golin e fitores, realizuar nga Shkurtaj, duke kaluar Tiranën në renditje në zonën e ftohtë.

Dy golat e Dejvi Bregut nuk i mjaftuan korçarëve që tashmë e shohin veten në vend të katërt në klasifikim. Ndeshja ishte e luftuar dhe emocionuese, pasi të dy skuadrave u duhej fitorja. Edhe në pjesën e dytë nuk munguan rastet për shënim nga të dy palët, por në fund ishte Luftëtari që buzëqeshi dhe mori tri pikë jetike për ecurinë e sezonit.

Për këtë humbje të Skënderbeut gëzon edhe Partizani, pasi matematika e lejon të shpallet kampion i dimrit një javë para mbylljes së fazës së dytë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN