Jurgeni pas triumfit: Tani pushime, por dua të fitoj çdo gjerdan

Titullin Jurgeni ia dedikon familjes dhe gjithë atyre që e kanë mbështetur deri në pikën ku sot mund të krenohet me titullin kampion botë për të rinjtë në kategorinë “cruiser”, sipas versionit WBO.

Tani mendon për pushimet, për t’u përgatitur sërish për sfidat e ardhshme. Objektivi? “Dua të fitoj të gjithë gjerdanët e kategorisë time, padyshim”, shprehet lezhjani 21 vjeçar entuziast pas fitores së madhe në arenën e “Feti Borova” në Tiranë.

Kampioni Uldedaj dhe sfidanti argjentinas Arganaraz

Ndeshjen ndaj argjentinasit Arganaraz e cilëson si “të vërtetë, me një kundërshtar të fortë që kishim studiuar prej kohësh”, ndërsa triumfin e gjykon si përfundimi logjik i një pune disamujore me trajnerin e tij.

Gjatë ndeshjes, ai ka një falënderim special. “Për Luan Krasniqin, ishte fantastik,ë dha këshilla fantastike që zbatova, dhe më janë dashur shumë, edhe pse nuk pata për asnjë moment dyshim se do të fitoja”.

Jurgen Uldedaj u shpall kampion bote duke mundur me pikë pas 10 raundesh argjentinasin Nicolas Leandro Arganaraz.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN