Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Klima globale, marrëveshja në Poloni e pamjaftueshme, ndikon gjeopolitika

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2018, 12:23 | Bota

Shumë zhurmë për asgjë, pothuajse. Është ky përfundimi paraprak i punimeve të konferencës botërore për klimën, që u zhvillua këto ditë në qytetin e Katovicës në Poloni.

Edhe pse liderët e vendeve më të zhvilluara në botë ranë dakord për të përcaktuar rregullat që do të çojnë në aplikimin e marrëveshjes historike të Parisit ne 2015, që përcaktonte që vendet anëtare duhet të ulnin prodhimin e gazrave serrë, sipas analistëve ndërkombëtare ishte një dështim substancial.

Sipas tyre, konferenca reflektoi më shumë tensionet dhe interesat gjeopolitike të momentit sesa shqetësimet e komunitetit shkencor.

Delegatët e vendeve më të varfra  në konferencë nuk duken të bindur 

Pengesat e vëna nga vende si Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Brazili, nga prodhuesit më të mëdhenj të këtyre gazrave të rrezikshme për klimën, bën që kompromisi të jetë vetëm i pjesshëm, edhe pse sipas fjalëve pragmatiste të ministres së Mjedisit spanjolle, Teresa Ribera, “në kushtet ku ndodhemi, edhe thjesht vazhdimi i ndërtimit të kësaj shtëpie të përbashkët është gjithsesi një rezultat”.

Lajmet e mira vijnë nga vullneti i disa vendeve si Gjermania ose organizata si Banka Botërore për të financuar për klimën një shifër rreth 200 miliard dollarë për periudhën 2021-2025, por marrëveshja globale nuk duket e mjaftueshme.

Në 2015, liderët botërorë kishin cilësuar si historike marrëveshjen e Parisit

Marrëveshja e Parisit përcaktonte që mesatarja e ngrohjes globale të mbetej poshtë nivelit të 2 gradë celsius më shumë se periudhës pre industriale.
Sipas shkencëtareve, po të bazoheshim rezultateve të konferencës në Poloni, temperatura globale do të rritej me shumë se 3 gradë nga çfarë parashikohej në Paris.

A2 CNN Livestream

Dita jonë