Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Me leksione në protestë, studentët: S'ka dialog

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2018, 18:08 | Aktualitet
Me leksione në protestë, studentët: S'ka dialog

Edhe pse më të paktë në numër, studentët kanë protestuar edhe sot para godinës së Kryeministrisë, në ditën e 12. Ata refuzojnë thirrjen e kryeministrit Rama për t’u ulur në dialog, pa u plotësuar më parë 8 kërkesat. Nesër ata paralajmërojnë protestë mbarë kombëtare. Ndërsa disa prej tyre nuk përjashtojnë edhe grevën e urisë.

“Ne kemi zgjedhur këtë mënyrë organizimi, pa përfaqësi dhe pa dialog, sepse e kemi parë historikun e kauzave në Shqipëri, që një pjesë e madhe e tyre kanë dështuar për faktin se përfaqësitë e tyre, kur kanë hyrë në zyrat e pushtetit janë bërë objekt shitjeje apo kërcënimi dhe për këtë arsye kauza ka dështuar”, thotë një student për A2. “Gjithçka është e mundshme, greva e urisë është shkalla e fundit, por do ta vendosim të gjithë bashkë”.

“Në fillim të shkurtit është sezoni i provimeve, ne kemi humbur. Të gjithë studentët e kanë humbur një semestër. Kryeministri duhet ta kuptojë këtë gjë që studentët nuk tërhiqen më. E kanë marrë një rrugë dhe e kanë vendosur, do ta çojnë deri në fund”, thotë një tjetër.

Mes protestuesve, nuk mungojnë edhe studentë që kanë marrë me vete leksionet. “Duhet të organizoj kohën time, të jem në protestë por edhe të lexoj dhe mësoj, sepse kjo është detyra ime”, thotë një vajzë. “Do ta vazhdojmë rezistencën sepse kemi edhe shembuj të tjerë më të mirë”.

Të hënën, përveç pedagogëve, studentët kanë ftuar edhe qytetarë të tjerë që t’ju bashkohen. Protesta do të nisë para universiteteve përkatëse për të kulmuar para kryeministrisë dhe pritet të zgjasë deri në orën 14:30.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani