Mogherini bën bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor më 19 dhjetor

Me 19 dhjetor kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Brukselit. Ftesa për një drekë pune informale është bërë nga Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit për Punët e Jashtme.

Zyrtarja e BE ka ftuar edhe udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn.

Në fokus të takimit do të jenë zhvillimet aktuale në rajon, duke marrë në konsideratë punën e bërë në vitin 2018 dhe parashikimet për vitin e ardhshëm.

Me interes pritet të shihet edhe marrëdhënia e dy udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur nuk kanë munguar situatat e tensionuara mes tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN