Muzikë e mirë dhe forma perfekte, Bebe Rexha mahnit publikun në Florida

Ajo është një prej këngëtarëve më në zë të momentit në Shtetet e Bashkuara. Të shtunën e vërtetoi edhe një herë këtë duke mahnitur të pranishmit në një koncert në Tampa, Florida.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte veshur me të kuqe dhe ngriti peshë publikun jo vetëm për zërin, por edhe format perfekte. 29-vjeçarja këndoi disa prej këngëve më të njohura të saj, me të cilat është bërë e famshme që kur firmosi me Warner Bros. Records në vitin 2013.

Përveç se këngëtare, Bebe Rexha ka shkruar teskte për Selena Gomez, Nikki Williams, si dhe për bashkëpunimin mes Eminem dhe Rihanna, “Monster”, këngë e cila ka fituar edhe një çmim Grammy.

Pas disa këngëve të publikuara në vitet e fundit, ajo ishte protagoniste në një dokumentar mbi jetën e saj, “Bebe Rexha: The Ride”, i cili u shfaq për herë të parë në vitin 2017. Në qershor të këtij viti ajo hodhi në treg albumin e saj të parë “Expectations”, ndërsa ka qenë edhe pjesëtare në “American Idol” si mentore e konkurrentëve.

https://www.instagram.com/p/Brbo8eyHWZt/
Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN