PD, përfundoi në mëngjes numërimi i votave, pasdite rezultatet

Procesi i numërimit të votave për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ka përfunduar  në 5 të mëngjesit nga 13 komisionet.

Në mesdite është lënë takimi i radhës, ku pritet do të llogariten votat dhe të shpallen rezultatet përfundimtare, edhe pse nuk mund të thuhet që tani sa do të zgjasë si proces.

Partia Demokratike mbajti dje Kuvendin Kombëtar, i cili i hap rrugë zgjedhjes së ekipit të ri të kësaj partie.

Në listës e 350 kandidatëve për këtë këshill shënohen rikthime të bujshme si ato të Gazmend Oketës dhe Aleksandër Biberajt.

Këshilli i ri kombëtar pritet të mësohet të dielën pasdite dhe më tej ky këshill që do të zgjedhë kryesinë e re të partisë, sekretariatin dhe nënkryetaret e PD.

Shkarkoni aplikacionin e A2