Taksa ndaj Serbisë, BE i ofron kompromis Kosovës – A2

Taksa ndaj Serbisë, BE i ofron kompromis Kosovës

Taksimi me 100% të vlerës për mallrat serbe që është vendosur nga Kosova ka sjellë edhe efektin e parë në radhët e ndërkombëtarëve.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, Komisionerja për tregti, Malmstrom dhe Komisioneri Hahn në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, ofrojnë opsion për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë.

BE ofron mes tjerash që emërimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me ‘’Kosova’’. Por në këmbim kërkojnë që, para të hënës, 17 dhjetor, kur në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Kosova përkohësisht të pezullojë zbatimin e vendimit për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Shkarkoni aplikacionin e A2