Arabia Saudite dënon rezolutat e Senatit të SHBA – A2

Arabia Saudite dënon rezolutat e Senatit të SHBA

Arabia Saudite dënoi rezolutat e Senatit amerikan për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake për luftën e drejtuar nga Rijadi në Jemen.

Kjo mase erdhi si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Ministria e Jashtme saudite e përshkroi lëvizjen si ndërhyrje e bazuar në pretendime të pavërteta.

Rezolutat e miratuara të shtunën janë simbolike dhe ka pak gjasë të kthehen në ligj. Por ato i përcollën një mesazh presidentit amerikan Donald Trump se ligjvënësit janë të zemëruar me politikat ndaj Arabisë Saudite.

Kjo është hera e parë që një Dhomë e Kongresit voton për tërheqjen e trupave amerikane nga një konflikt ushtarak, mbi bazën e rezolutës për fuqitë e luftës, të vitit 1973.

Shkarkoni aplikacionin e A2