Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Burime për A2: Deputetët e PS, ankesa për ministrat

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2018, 11:39 | Politikë
Burime për A2: Deputetët e PS, ankesa për ministrat

Partia Socialiste mblodhi ditën e sotme grupin parlamentar, nga ku mësohet se është marrë vendimi që këtë javë të mbahen dy seanca plenare.

Ditën e enjte do të diskutohet rendi i ditës me projektligjet si dhe dekreti i Metës për rrëzimin e buxhetit, ndërsa ditën e premte seanca do t’i kushtohet vettingut në politikë.

Gazetarja e A2, Marsela Karapanço ka mësuar gjithashtu se në mbledhjen e grupi, deputetët ka shfaqur ankesa ndaj ministrave.

Mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, përveç tre vendimeve për të rrëzuar presidentin dhe opozitën për kërkesat e tyre me votë në Parlament, kishte vend edhe për kritika brenda vetes.

Burimet i thanë A2 se deputeti i Lezhës, Pjerin Ndreu ka shfaqur shqetësimin e tij për mënyrën e sjelljes së ministrave në komisione.

“Ministrat vijnë në komisione dhe harrojnë se ne jemi ekspertë të fushës. Ne kemi të drejtën të debatojmë, të kundërshtojmë, s’jemi dakord, ndërsa ata e personalizojnë dhe ju ngel hatri dhe bëjnë komente të shumta jashtë komisionit”- mësohet të jetë shprehur Ndreu.

Nuk ka qëndruar indiferent kryesocialisti Edi Rama, duke e mbështetur tërësisht.

“Pjerini, jo ka të drejtë, por ka shumë të drejtë. Marrëdhënia me anëtarët e komisioneve duhet të jetë shumë e ngushtë. Unë po të isha anëtar i komisionit, nuk do të ngrija dorën për të votuar, për t’i bërë qejfin ministrave”, citojnë të njëjtat burime nga mbledhja e grupit të PS.

E ndërsa shqetësimet sot ishin parimore, sjellim në vëmendje se këshillën e Ramës për të mos i bërë qejfin ministrave, e ka ndjekur Erjon Braçe, duke kundërshtuar hapur ministrin Ahmetaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë