Eksploziv televizionit në Greqi

Një shpërthimi i fuqishëm ndodhi të hënën në godinën e televizonit SKAI në Athinë, në atë që autoritetet e cilësojnë një sulm ndaj demokracisë. Si pasojë e shpërthimit u thyen xhama nga kati i parë deri në të gjashtin, u dëmtuan zyra e objekte nëpër rrugë, por nuk pati të lënduar.

Policia bëri të ditur se një eksploziv i improvizuar shpërtheu pranë godinës së televizonit në 2:35 të së hënës. Siç mësohet, një person i panjohur, telefonoi pak para sulmit në redaksinë e një televizioni tjetër, për të paralajmëruar se pas 40 minutash do të shpërthente një bombë në godinën e televizonit Skai.

Efektivë mbërritën në vendin e ngjarjes, ku gjetën një çantë shpine te vendosur në afërsi të një godine. Zona vazhdon të mbetet e izoluar, ndërsa antiterrori po heton lidhur me ngjarjen. Ministria e mbrojtjes së qytetarëve Olga Gerovassili tha se sulmi kishte shënjestruar demokracinë.

SKAI është një prej televizioneve më të mëdha në Greqi, dhe është pjesë e një grupi mediatik që përfshin radio egazetën Kathimerini. Ai është një prej me kritikëve ndaj qeverisë Tsipras dhe është shpesh kërcënuar nga politikanë të Syriza-s, madje edhe nga vetë kryeministrit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN