Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Europa përfshihet nga protestat: Nuk durojmë dot më!

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2018, 12:57 | Bota
Europa përfshihet nga protestat: Nuk durojmë dot më!

Kostot e larta të jetës, kushtet e punës, pensionet e ulëta, apo pakënaqësitë ndaj qeverisë. Europianët kanë për çfarë të protestojnë, e këtë fundjavë kanë mbushur rrugët e kryeqyteteve të ndryshme.

Përleshje të dhunshme u shënuan në Budapest të Hungarisë të dielën, kur mijëra njerëz dolën në rrugë kundër atij që e quajnë ligji skllavëror.

Bëhet fjalë për një ligj të ri, i cili lejon punëdhënësit t’u kërkojnë punonjësve të kryejnë deri në 400 orë shtesë në vit. Përleshjet me policinë nisën ku protestuesit mbërritën pranë selisë së televizionit shtetëror MTVA dhe u përpoqën të mësynin godinën e televizion partner të CNN ne Hungari, ATV. Forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Demonstratat nisën të mërkurën pasi parlamenti i Hungarisë miratoi projektligjin e propozuar nga partia e kryeministrit Victor Orban, Fidesz.

“Nuk durojmë dot më. Nuk ka të bëjë më me politikanët e opozitën, apo se me cilën anë jemi. Bëhet fjalë për pakënaqësi të shoqërisë hungareze”, shprehet një protestues.

Mijëra protestues në Vjenë sfiduan borën dhe temperaturat e ulëta për të ngritur zërin kundër koalicionit qeverisës mes konservatorëvë dhe të djathtës ekstreme, një vit pas ardhjes në pushtet. Rreth 17 mijë njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit austriak gjatë fundjavës, me parulla të tilla si ‘fashistët jashtë qeverisë’. Në Bruksel u protestua kundër një marrëveshje të OKB për migracionin, e cila sipas qytetarëve do të ndikojë në rritjen e numrit të emigrantëve në vend. Polica ju përgjigj me gaz lotsjellëse ujë përleshjeve. Rreth 5500 vetë morën pjesë në manifestim.

“Duam të ngremë zërin kundër paktit të Marrakeshit. Vendimi për ta nënshkruar atë është jodemokratike, pasi nuk ka shumicë mes popullit e në qeveri”.

Ndërkaq në Greqi, mbi 10 mijë pensionistë u mblodhën në kryeqytetin Athinë, për t’i kërkuar qeverisë kompensim për uljen e pensioneve që prej shpërthimit të krizës në 2009.

“I kërkojmë qeverisë të na kthejnë paratë e mbajtura gjate viteve. Ne nuk kemi pse të paguajmë për krizën”.

Kriza e borxhit detyroi qeverinë të reduktojë pensionet e rreth 2.6 pensionistëve. Edhe pse parlamenti votoi në 12 dhjetor për anulimin e reduktimeve në 2019, shumë pensionistë janë të shqetësuar se qeverisa do të vazhdojë të ulë të ardhurat e tyre në mënyra të tjera, si përmes taksave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë