Intensifikohen shirat, dëborë në zonat malore

Pjesa e dytë e ditës sjell fuqizim të vranësirave në territor duke intensifikuar shirat në bregdet dhe zonat e ulëta, por reshje dëbore do të ketë në zonat malore; më të konsiderueshme në ekstremet veriperëndim-juglindje.

Mbrëmja dhe orët e natës sjellin përmirësim gradual të motit në vend përjashtuar ekstremin juglindor kureshtje të pakta dëbore mbeten prezent edhe mëngjesin e nesërm. Dita e martë, sjell mot të kthjellët dhe të ftohtë në gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat nesër ulen me 3°c në mëngjes duke shënuar minimumi -5°c në zonat e thella në lindje të vendit, por mesdita sjell një rënie të lehtë të temp duke ulur maksimumin në 13°c.

Edhe rajoni paraqitet me vranësira dhe reshje shiu e dëborë në jugperëndim të tij dhe konkretisht shtrirja Mal i Zi-Shqipëri-Greqi si edhe brigjet rumune dhe bullgare në Detin e Zi, ndërsa temperaturat në Ballkan ulen nesër me 3-4°c në mëngjes dhe mesditë duke shënuar nga -12°c në Serbi-Bosnjë deri në 14°c, maksimumi në veriperëndim të Greqisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2