Ish-bashkëshorti i kërkon falje në skenë, “tërbohen” fansat e Cardi B | VIDEO

Gjithmonë ka një vend dhe moment për t’i kërkuar falje ish-partneres dhe për t’iu lutur që të riktheheni bashkë, por me siguri që momenti kur ajo është duke performuar në një koncert nuk është më i përshtatshmi.

Këtë bëri ish-bashkëshorti i Cardi B, Offset, i cili u ngjit në skenën e festivalit të saj në Los Angeles me një tufë lule në dorë ndërsa në sfond shkruhej “Kthehemi sërish bashkë Cardi”.

Të dy diskutuan në skenë para mijëra njerëzve që ishin aty për të ndjekur koncertin, ndërsa mund të dëgjoheshin edhe zërat e fansave që i kërkonin këngëtares të mos pranonte. “Dua vetëm të të them më fal para gjithë botës”, u dëgjua të thoshte Offset. Në fund, Offset u largua nga skena pa marrë një përgjigje përfundimtare.

Më parë, ka qenë Cardi B që ka njoftuar divorci nga reperi me të cilin ka edhe një vajzë për shkak se ai e tradhtonte.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN