Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën, Vuçiç: Do luftoj me të gjitha forcat

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2018, 13:00 | Kosova
Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën, Vuçiç:

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara diskuton të hënën për rezolutën 1244 për Kosovën, me kërkesë të Beogradit.

Pas vendimit të parlamentit të Kosovës për t’i hapur rrugën kthimit të FSK-së në ushtri të rregullt, Misioni i përhershëm i Serbisë pranë OKB-së, i dërgoi letër presidentit të Këshillit të Sigurimit.

Përmbajtja e letrës nuk është bërë e ditur për publikun, por jo zyrtarisht mësohet se Beogradi është ankuar për shkelje të rezolutës.

Menjëherë pas vendimit për ushtrinë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç bëri të ditur se kishin kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit. Në prag të diskutimeve ai tha se do të luftojë me të gjitha forcat për mbrojtjen e interesave të Serbisë.

“Do të shkoj në atë seancë dhe do të luftoj. Ushtria e Kosovës është formuar kundër interesave të popullit serb. Ajo nuk rrezikon ushtrinë tonë, por mund të rrezikojë mbijetesën e popullit tonë”, tha Vuçiç.

Për here të fundit Këshilli i Sigurimit ka debatuar për Kosovën në 14 nëntor, kur shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin raportoi për zhvillimet e fundit në vend dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç kërkoi vazhdimin e misionit të UNMIK-ut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani