Kosova refuzon kompromisin e BE: 17 shkurti nuk preket as nuk negociohet! – A2

Kosova refuzon kompromisin e BE: 17 shkurti nuk preket as nuk negociohet!

Brukseli vijon të jetë i shqetësuar për tarifën doganore 100% të vendosur nga Kosova për mallrat serbe.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, Komisionerja për tregti, Malmstrom dhe Komisioneri Hahn, në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ofruan një kompromis: Emërimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me ‘’Kosova’’ dhe kështu të pezullohet zbatimi i vendimit për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ka reaguar këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi.“Kryeministri Haradinaj e ka bërë të qartë për miqtë dhe armiqtë e Republikës: 17 shkurti nuk preket as nuk negociohet! Taksa hiqet vetëm kur Serbia e njeh këtë entitet juridik- politik dhe pavarësinë e tij!”- thuhet ne reagimin e Matoshit në FB.

Shkarkoni aplikacionin e A2