Më 30 janar 2019, ALUIZNI bashkohet me Hipotekat – A2

Më 30 janar 2019, ALUIZNI bashkohet me Hipotekat

Në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese do të diskutohet sot ligji “Për kastradën”.

Drafti, që do të mbrohet përpara deputetëve nga kreu i ALUZINI-it, Artan Lame, parashikon bashkimin e këtij institucioni me atë hipotekës, kjo me qëllim shmangien e burokracive në legalizimin dhe regjistrimin e pronave.

Artan Lame, kreu i ALUIZNIT

Shkrirja e dy institucioneve pritet të hyjë në fuqi më 30 janar të 2019-ës.

Ndërkaq mësohet se qeveria ka bërë gati edhe aktet nënligjore që do të shoqërojnë ligjin, me qëllim që të mos ketë vonesa.

Shkarkoni aplikacionin e A2