Mogherini bën bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor

Më 19 dhjetor, kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Brukselit.

Ftesa për një drekë pune informale është bërë nga Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit për Punët e Jashtme.

Zyrtarja e BE ka ftuar edhe udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Fokusi i takimit do të jenë zhvillimet aktuale në rajon, duke marrë në konsideratë punën e bërë në vitin 2018 dhe parashikimet për vitin e ardhshëm.

Me interes pritet të shihet edhe marrëdhënia e dy udhëheqësve Kosovë-Serbi, në kohën kur nuk kanë munguar situatat e tensionuara mes tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN