Nis sot shpërndarja e shpërblimeve të pensionistëve – A2

Nis sot shpërndarja e shpërblimeve të pensionistëve

Pensionistët do të marrin sot shpërblimin e vendosur nga qeveria. Mbi 650 mijë pensionistë në të gjithë Shqipërinë do të mund të tërheqin që nga dita e sotme shumën prej 5 mije lekësh, që qeveria vendosi si shpërblim për këtë vit të ri.

Përmes një njoftimi nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqarohen të gjitha procedurat.

Shpërblimin do të marrin të gjithë pensionistët. Edhe në rastet kur është një kryefamiljar pensionist, si dhe bashkëshortja e tij pensioniste, përsëri secili prej tyre do të përfitojë shpërblim prej 5 mije lekësh të reja.

Shkarkoni aplikacionin e A2