Nuk ndalet rënia, euro zbret në 123.1 lekë

Euro e ka nisur këtë javë në rënie të fortë. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha evropiane ka zbritur në 123.1 lekë, duke humbur 0.22 lekë kundrejt fundit të javës së kaluar.

Në rënie edhe dollari, që ka zbritur në kuotën e 108.6 lekëve.
Rënia e euros vijon tashmë prej shumë javësh. Arsyeja është tërheqja e Bankës së Shqipërisë nga tregu valutor.

Ky institucion nuk po blen më sasinë e tepër të valutës, e cila përballë një kërkese të dobët, reflektohet me ulje të vlerës se euros.

Ekspertët parashikojnë që dobësimi i monedhës evropiane të vijojë deri në fund të dhjetorit, për shkak të valutës që do të sjellin emigrantët që do të kthehen në atdhe për festat e fundvitit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN