PD, zyrtarisht me Këshillin e ri Kombëtar

Partia Demokratike publikoi listën zyrtare të fituesve për Këshillin e ri Kombëtar.

Në listë ka të vjetër, prurje të reja, sikundër morën votën e delegatëve edhe të rikthyerit në PD, Aleksandër Biberaj dhe Gazmend Oketa. Në Këshill është edhe Genti Malko, kritiku që bëri betejën në pranverë për statutin e ri të PD.

Ditët në vijim pritet të shpallet data kur Këshilli i ri Kombëtar të konstituohet dhe të votojë për të tjera struktura drejtuese në PD, si për sekretariantin, departamente. Me interes pritet kush do të hyjë në garë për Sekretar të Përgjithshëm dhe nënkryetarët e partisë.

Përfundimisht në strukturat e PD mungojnë Astrit Patozi, Ridvan Bode, Majlinda Bregu apo Genc Ruli. Automatikisht anëtare e këshillit kombëtar të PD është ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, e cila nuk i ka kursyer kritikat ndaj Lulzim Bashës as ditët e fundit.

Të shtunën Basha tha se PD është e hapur, por jo për ata që duan vetëm poste.

Shkarkoni aplikacionin e A2