Rama: Sharrat e “doktoreshës” dhe britmat e “artistit” gjymtuan protestën

Ndërsa studentët vazhdojnë të grumbullohen përballa godinës së Kryeministrisë, Edi Rama ka reaguar në “Instagram”, duke shkruar se protesta është “gjymtuar” nga opozita.

“Sharrat e Doktorreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog”, shkruan Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN