Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rama takon studentë të Gjeologjikut: Mësova shumë por ndoshta e kuptuan ku e kam hallin

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2018, 20:06 | Aktualitet

Kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter ka informuar sonte mbi takimin e tij me një grup studentësh dhe pedagogët të Fakultetit të Gjeologjisë.

https://twitter.com/ediramaal/status/1074735405671555073
Postimi i kryeministrit Edi Rama

Në postim Rama falënderon studentët “me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun”.

Sipas Kryeministrit takimi ka qenë i frytshëm, ai mësoi “gjëra të reja, por mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin”.

Më vonë në rrjetet sociale u shpërnda një deklaratë e Unionit Studentor të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, që duke quajtur veten si përfaqësuesit legjitim të studentëve të fakultetit, mohuan që takimi i Kryeministrit të jetë zhvilluar me pëlqimin e tyre, madhe duke e cilësuar si “të turpshëm” takimin e sotëm të kryeministrit me një grup studentësh.

Deklarata e Unionit Studentor të Gjeologjikut

“Nuk jemi ne grevëthyesit e parë!”, shkruhet në deklaratën e tyre, dhe shtohet që protesta vazhdon pa negociata deri në plotësimin e 8 pikave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë