Rënia e eksporteve, Ciko: Ja dy rreziqet që na kërcënojnë

Zhvlerësimi i euros nuk është i vetmi faktor që kërcënon eksportet shqiptare. Eksperti i ekonomisë Ilir Ciko, i ftuar në A2 Business të Aurora Sulçes, shprehet se struktura aktuale, e mbështetur kryesisht tek industria fasone, është e varur nga faktorë jashtë kontrollit tonë. Duke u ndalur tek zhvillimet e fundit në Kosovë, Ciko shprehet se Shqipëria nuk mund të përfitojë nga vendosja e tarifave 100% ndaj mallrave serbe.

Sipas ekspertit, ato vende që do të përfitojnë nga tarifat janë Maqedonia dhe Greqia, ndërsa një pjesë e produkteve do tëzëvendësohen me mallra nga Bashkimi Europian. Për të rritur më tej shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, nevojitet të diversifikohen eksportet shqiptare, që aktualisht janë të drejtuara vetëm nga materialet e ndërtimit dhe karburantet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN