Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Serie A, duelin e portierëve shqiptarë e fiton Berisha

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2018, 23:16 | Futboll
Serie A, duelin e portierëve shqiptarë e fiton Berisha

Sot në Bergamo luhej ndeshja midis Atalantës dhe Lazios, përballje e rëndësishme për vendin e katërt që kualifikon për Champions League, por edhe për përballjen e dy portierëve të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha.

Dueli shqiptar përfundoi me fitoren e portierit të Atalantës dhe të mbrojtësit kuqezi Berat Gjimshiti, sepse Atalanta shënoi që në minutën e parë me Duvan Zapata.

Ekipi i Simone Inzaghit nuk mundi të reagojë, edhe falë disa pritjeve vendimtare të Berishës në pjesën e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Strakosha goditet me këmbë në kokë nga Zapata dhe mbetet disa minuta në tokë. Lazio shënoi në minutën e 92-të me mbrojtësin Acerbi, por sistemi VAR e anuloi për pak centimetra, duke mos patur “fatin” e djeshëm të kushërinjve të Romës, që përfituan nga sistemi i kontrolli elektronik.

Me këtë ndeshje, Lazio mbetet në vendin e pestë, një pikë sipër Atalantës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani