Shkarkohet Bashkim Dedja, nuk justifikon pasurinë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifkimit për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, duke e shkarkuar atë nga detyra.

Sipas KPA Dedja rezulton se ka pasuri të mëdha të padeklaruara, duke u konsideruar si person i pabesueshëm. Zoti Dedja rezulton se nuk ka mundur të justifikojë burimet e pasurive të tij, përkatësisht një apartament në Golem dhe llogaritë bankare.

KPA kisht shtyrë për sot vendimin për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja me argumentimin se çështja në fjalë është shumë komplekse. Ndaj gjyqtarit Dedja pati një rihetim të çështjes, pasi komisioneri siguroi prova të reja që nuk justifikojnë pasuritë e vëna në vite.

Bashkim Dedja është një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë më të komentuar jo vetëm nga publikisht, por edhe nga ONM dhe organet e tjera ligj zbatuese si një person që nuk e justifikon pasurinë e tij marramendëse.

Vetë zoti Dedja nuk e ka pranuar në asnjë seancë që ka fshehur pasurinë. Edhe pse nuk e justifikon dot atë, Dedja thotë se ndër vite, familja dhe karriera e kanë ndihmuar që të bëhet i pasur.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN