Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ambasadori i OSBE: Pro dialogut të studentëve me qeverinë

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 13:21 | Aktualitet
Ambasadori i OSBE: Pro dialogut të studentëve me qeverinë

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard u shpreh nga Shkodra se i gjithë komuniteti ndërkombëtar është pro një dialogu midis studentëve dhe qeverisë, ku të diskutohen 8 kërkesat e parashtruara të protestuesve.

“Studentët fokusohen në ndryshimin e sistemit arsimor dhe kjo nuk është në fokus të misionit të OSBE-së. Në të njëjtën kohë ne mbështesim të drejtën për protestë paqësore. Dhe ashtu si i gjithë komuniteti ndërkombëtar, edhe ne kemi kërkuar që të ketë dialog”, tha Borchard.

Bernd Borchard foli edhe për reformën në drejtësi duke u shprehur se Shqipëria ka ligje shumë të mira, por problemi sipas tij qëndron tek zbatimi. “Keni nevojë për një gjyqësor mjaft të mirë dhe ky është akoma në proces në Shqipëri. Kjo po funksionon mjaft mirë me Reformën në Drejtësi. Por, ka nevojë gjithashtu për ndërgjegjësim dhe ne këtë po bëjmë; ndërgjegjësim që gjërat mund të shkojnë në drejtimin e gabuar dhe mjaft keq”, u shpreh më tej Borchard.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani