Basha vendos me aleatët: Rikthehemi në Parlament

Ashtu siç tha një ditë më parë, kreu demokrat, Lulzim Basha ka marra ditën e sotme vendimin së bashku me aleatët që të rikthehen në Parlament.

Pas një takimi të zhvilluar paraditen e sotme, opozita ka vendosur të jetë e pranishme në dy seancat e kësaj jave, të ditës së enjte dhe ditës së premte.

Në seancën e së enjtes do të diskutohet dekreti i Presidentit Meta për buxhetin e vitit 2019, ndërsa të premten Kuvendi do të mblidhet për të votuar dy raportet e ndara të mazhorancës dhe opozitës për Vettingun në politikë.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e para që konfirmoi lajmin për rikthimin e opozitës në Kuvend. Ajo tha se do të jetë të enjten në Kuvend për studentët.

Ndërkohë, në orën 16:00 të ditës së sotme do të ketë një mbledhje në PD për konstituimin e Këshillit Kombëtar, si dhe të zgjidhet kryetari i saj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN