BE: Protesta shprehje e shëndetshme e shoqërisë, duhen përgjigje konkrete

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar në mënyrë të qartë mbi natyrën e protestës të studentëve që po përjeton ditën e saj të 14-të.

Delegacioni i BE ka shpërndarë në Twitter dy postime ku protesta cilësohet si “paqësore” dhe “shprehje e shëndetshme e demokracisë”.

Postimimi në Twitter i Delegacionit të Bashkimit Evropian

Sipas BE-së, kërkesat e studentëve për një edukim më të mirë janë “një e drejtë qendrore e çdo shoqërie”, duke shtuar “ashtu siç është lufta kundër korrupsionit”.

Postimi shpreson në hapjen e një dialogu që të konkretizojë në përgjigje konkrete kërkesat e tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN