Brenda xhamisë që ka kushtuar 545 milionë dollarë | FOTO

Ajo është pika më tërheqëse e Abu Dhabit, miliona vetë e vizitojnë çdo vit. Por pavarësisht shifrave, brenda saj qetësia që e rrethon është thuajse magjike.

Xhamia e Madhe “Sheikh Zayed”, është objekti i kultit më i madh i ndërtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, prej nga askush nuk del i zhgënjyer.

Në vitin 2017, 3,4 milionë persona e vizituan dhe shijuan këtë mrekulli të ndërtuar nga njeriu. Në të njëjtin vit, u shpall edhe si godina turistike e dytë më e pëlqyer në Trip Advisor, para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan dhe Taj Mahalit në Indi, me Angkor Wat në Kamboxhia që mban vendin e parë.

Puna për ndërtimin e saj ka nisur që në vitin 1996 dhe u deshën 12 vjet që të përfundonte, me një kosto prej 545 milionë dollarë, duke u bërë xhamia e tretë më e madhe në botë me një sipërfaqe prej 22 412 metrash, në të cilën mund të falen njëkohësisht 40 000 besimtarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN