Buxheti për arsimin, ekspertët të ndarë për 5%-shin

Ekspertët e ekonomisë janë të ndarë lidhur me mundësitë e buxhetit për të financuar arsimin deri në 5% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, siç kërkojnë studentët.

Albert Gajo deklaroi në emisionin A2 Business të Aurora Sulçes se do të duheshin rreth 3 vjet që qeveria të arrinte në këtë objektiv, pasi niveli i mbledhjes së të ardhurave është shumë i ulët.

Eksperti Albert Gajo kërkon një kontroll më të mirë mbi mënyrën sesi përdoren fondet për arsimin, pasi sipas tij, edhe pse ligjërisht ka audite të brendshëm, ato nuk funksionojnë dhe askush nuk e di se ku shkojnë paratë.

Shkarkoni aplikacionin e A2