Dy emra për të pasuar Mourinhon te United

Menjëherë pas shkarkimit të Jose Mourinhos, në mdetiat britanike kanë nisur të qarkullojnë emrat e kandidatëve që mund ta pasojnë atë në drejtimin e Machester United.

Vetë klubi përmes njoftimit zyrtar tha se deri në fund të sezonit skuadra do të drejtohet nga një trajner i përkohshëm, i cili mund të jetë Michael Carrick, që për momentin është ndihmës trajner.

Por sipas “Daily Mail”, dy kandidatët kryesorë për t’u ulur në stol janë Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino. Francezi është i papunë pas largimit nga Real Madrid, ndërsa argjentinasi drejton Tottenham dhe mund të jetë i gatshëm të nisë një aventurë të re sezonin e ardhshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN