Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fjalimi i XI Jinping: Kina nuk do të dominojë

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 13:39 | Bota
Fjalimi i XI Jinping: Kina nuk do të dominojë

Kina nuk do të zhvillohet në kurriz të vendeve të tjera. Kështu u shpreh presidenti Ksi Xhinpin në fjalimin e mbajtur me rastin e 40 vjetorit të nisjes së reformave të mëdha ekonomike në vend.

Gjithsesi, ai shtoi se askush nuk do të diktojë superfuqinë botërore se çfarë të bëjë. Ai nuk ju referua në mënyrë të drejtpërdrejtë përplasjes tregtare me Shtetet e Bashkuara, por theksoi se nevojiteshin praktika të drejta ndërkombëtare.

“Ne kundërshtojmë praktikat e imponimit, ndërhyrjen në çështjet e brendshme, dhe bullizmin ndaj me të dobëtëve. Kina nuk mund ta zhvillojë veten në izolim nga bota, por botës i nevojitet Kina për prosperitet global”, tha Xi Jinping.

Jinping e shfrytëzoi pjesën më të madhe të fjalimit të tij të gjatë për të listuar shembujt e progresit të vendit gjatë dekadave të shkuara, duke i quajtur ato arritje epike. Fushata e reformave të liderit të ndjerë Deng Xiaoping nisi 4 dekada më parë, duke e bërë Kinën ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Reformat e shkëputën vendin nga stili i vjetër komunist i Mao Ce Dun e qindra milionë njerëz i shpëtuan varfërisë. Megjithatë, vitet e fundit Kina është përballur me vështirësitë e borxheve në rritje dhe frenimit të ekonomisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli