Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Haradinaj shpërthen në Bruksel: BE ka humbur besueshmërinë!

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 09:13 | Kosova
Haradinaj shpërthen në Bruksel: BE ka humbur besueshmërinë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj publikoi në rrjetin social “Facebook”, fjalimin e plotë të mbajtur në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel. Shefi i qeverisë së Prishtinës tha përballë zyrtarëve të Brukselit se BE ka humbur besueshmërinë për ndërmjetësimin e dialogut me Beogradin.

“Njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalë krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumëse 7 vjet”, tha Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.

https://a2news.com/2018/12/18/haradinaj-mogherini-perplasje-e-ashper-ne-bruksel/

Madje, ai vijon dhe më tej duke theksuar se kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër është armik I Kosovës. Nga ana tjetër, zyra e shefes për politikë të jashtme, Federica Mogherini nënvizoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit.

Gjithashtu në një komunikatë përsërit kritikat për vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave të importuara nga Serbia. Sipas Mogherinit, vendosja e këtyre tarifave dëmton interesat ekonomike të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe dëmton synimet për të qenë një vend tërheqës për investime.

A2 CNN Livestream

Dita jonë