Korrupsion dhe zhvatje, Malajzia hedh në gjyq Goldman Sachs

Malajzia ka hedhur në gjyq bankën e investimeve Goldman Sachs dhe katër individë të tjerë, lidhur me skandalin e korrupsionit dhe mashtrimit me fondin sovran të vendit.

Akuzat lidhen me mashtrim në tre bonot e emetuara nga fondi, për të cilat Goldman ka korruptuar zyrtarët malajzianë dhe ka faturuar shtetin me 600 milionë dollarë në tarifa, disa herë mbi nivelin e tregut. Autoritetet tashmë kërkojnë 3,3 miliardë dollarë gjoba dhe 10 vjet burg për katër individët.

Skandali mund të jetë mashtrimi financiar më i madh në histori. Zyrtarët malajzianë, përfshirë ish-kryeministrin Najib Razak përdorin fondin, paratë e të cilit duhet të shkonin në investime, për qejfet e tyre personale.

Skandali rrëzoi Razak dhe solli sekuestrimin e qindra milionë dollarë aseteve, në listën e dyshuar për pastrim parash. Ato përfshijnë ndërtesa luksoze, një jaht 250 milionë dollarësh, një jet bombardues privat, piktura nga Van Gogh, Monet, Picasso dhe madje të drejtat e filmit hollivudian, “The Wolf of Wall Street”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN