Manchester United shkarkon Jose Mourinhon – A2

Manchester United shkarkon Jose Mourinhon

Jose Mourinho është larguar nga Manchester United, pas dy vitesh e gjysmë në drejtim të skuadrës. Përmes një deklarate për mediat, klubi thotë: “E falënderojmë Jose për punën e tij të deritanishme me Manchester United dhe i urojmë sukses në të ardhmen.

Për momentin një trajner i përkohshëm do të marrë drejtimin e skuadrës deri në fund të këtij sezoni ndërsa klubi do të përfundojë procesin e rekrutimit për një trajner të ri me kohë të plotë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2