Moti, nesër rriten temperaturat

Dita e nesërme do të mbetet në kushtet e kthjellimeve me vranësira të lehta dhe kalimtare, më të dukshme vranësirat paraqiten në Veri dhe zonat Lindore. Pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, kryesisht në Veri dhe zonat Qendrore të Shqipërisë.

Temperaturat nesër u ulën me 1-2°C gjatë mëngjesit, kur minimalet pritet të arrijnë deri në -5°C, ndërsa orët e mesditës do të sjellin një rritje të ndjeshme, me temperatura mbi 14°C.    

Rajoni nesër do të mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në brigjet Turke të Detit të Zi por pjesa më e madhe e gadishullit Ballkanik gjatë gjithë ditës dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Kjo situatë vijon deri vonë në mbrëmje kur një tjetër sistem me vranësira dhe reshje dëbore zbret nga Alpet Evropiane drejt Ballkanit Veriperëndimor.

Temperaturat në Ballkan do të ulen serish gjatë mëngjesit duke shënuar deri -14°C në zonat kufitare të Malit të Zi – Kosovë. Mesdita nuk sjell ndryshime të ndjeshme të temperaturë në Rajon, duke ruajtur një maksimale prej 14 – 15°C, mbi Shqipëri dhe Greqi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN