Opozita në Parlament, Balla: Rëndësi për reformën në drejtësi. Spaho: Rikthehemi për studentët

Pas mbledhjes se Kryesisë së Kryetarëve, kreu i grupit socialist, Taulant Balla përgëzoi opozitën për rikthimin në parlament për të votuar reformën zgjedhore.

“Është shumë e rëndësishme që opozita të vijë në Parlament dhe të votojmë reformën zgjedhore”, tha Taulant Balla.

Nga ana tjetër kreu i grupit demokrat, Edmond Spaho tha se nuk janë rikthyer për reformën, por për të mbështetur kauzën e studentëve dhe plotësimin e kërkesave të tyre.

“Ne jemi kthyer në Kuvend për dy çështje shumë të rëndësishme. Së pari, është protesta e studentëve. Ne kemi shprehur mbështetje të plotë ndaj kërkesave të studentëve dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet që ato të realizohen. Së dyti, rikthehemi në Kuvend për një çështje shumë të rëndësishme, siç është ajo e vettingut të politikanëve. Venecia ka cituat saktësisht që Shqipëria ka një problem shumë të madh me krimin”, tha Spaho.

Kurse për kreun e grupit parlamentar të LSI-së Vasili, ky është rasti më i mirë që mazhoranca të reflektojë, duke parë dhe atë çfarë po ndodh me studentët.

“Mazhoranca ka shansin e fundit dhe provën për të treguar, nëse mund t’i heq një gur zemrës dhe të heq para nga duart e oligarkëve dhe të plotësojë ato kërkesa minimale. Dekreti i Presidentit është një shans i mirë për një reflektim të thellë, për t’i dhënë një përgjigje të fortë një historie të shëmtuar”, tha Vasili.

Shkarkoni aplikacionin e A2