Paguan 5 mijë euro për të nxjerrë ish-të dashurën nga “Big Brother”!

Ish-ylli i Realit të Madridit, Jesé Rodriguez, është bërë sërish protagonist, por këtë herë jo më në fushën e lojës, por jashtë saj.

Lojtari, i cili aktualisht është pjesë e PSG, por që ka humbur shkëlqimin, mësohet se ishte i gatshëm të paguante deri në 5 mijë euro për të eliminuar ish-të dashurën e tij nga Big Brother VIP në Spanjë!

Sipas një gazetari të “Cazamariposas”, Jese ishte munduar të paguante këtë shumë që e dashura e tij të mos kishte sukses në këtë realityshow.

Karriera e Jese Rodriguez është zbehur që pas kalimit te PSG, ku nuk po gjen hapësira dhe në ato pak raste kur është aktivizuar nuk ka mundur të bindë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN