Pas 3 orëve me studentët, Rama relaksohet në ambientet e UBT

Në ditën e 14 të protestës, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me studentët dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor, duke diskutuar për kërkesat e tyre.

Diskutimet kanë zgjatur për thuajse 3 orë edhe pse në fillim studentët u shprehën se nuk ishin njoftuar se i pranishëm do të ishte edhe Kryeministri.

Pasi doli nga diskutimet e gjata, Rama u duk i lodhur në një video të siguruar nga A2, teksa zbriste shkallët për të konsumuar më pas një kafe rreth 15 minuta me rektorin e UBT para se të shëtiste në ambientet e Universitetit.

Rama pati edhe një reagim në “Twitter”, ku shkroi se askush nuk tradhtoi askënd, e në fund të gjithë dolën më të informuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN