Rama-studentëve: Në janar do paguani gjysmë tarife

Në ditën e 14-të të protestës, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me pedagogë dhe student të Universitetit Bujqësor.

Rama iu drejtua studentëve duke u thënë se janë shumë larg studentëve të dhjetorit të 28 viteve më parë.

Ai tha se në atë kohë, studentët rrezikonin shumë me protestën e tyre dhe se kërkesa e tyre ishte të flisnin.

Keni 14 ditë që bërtisni, por nuk flisni. Jeni shumë larg nga ata studentët e atij dhjetorit tjetër, të cilët u ngritën ndaj një regjimi, i cili mund të nxirrte edhe tanket në rrugë. Ata kërkuan vetëm të flasin me ta në tavolinë. Ata I shkuan përballë përfaqësuesit më të lartë të diktaturës dhe në fund fituan. Unë e di që edhe nuk mund të biem dakord, por nëse nuk flasim nuk zgjidhim asgjë. Ju rrezikoni të humbni diçka që e krijuat vetë. Nga 5 pikat që u thanë tani nuk është te 8 kërkesat tuaja. Pra, nuk janë vetëm aq, ka shumë më shumë dhe kjo kërkon dialog”, tha Rama.

Ndërkohë, Kryeministri iu tha se studentëve se në janar do të paguajnë vetëm gjysmën e tarifës. “Nëse ua kërkojnë tarifë të plotë, refuzojeni”, u tha Rama studentëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN