Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rikthim i bujshëm për Mourinhon në horizont?!

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 12:32 | Futboll
Rikthim i bujshëm për Mourinhon në horizont?!

Një ditë para shkarkimit të Jose Mourinhos nga detyra në mediat britanike kishin nisur të qarkullonin disa lajme që e dërgonin atë sërish në klubin ku ka arritur suksesin më të madh të karrierës së tij, tek Inter.

Sipas “The Express” klubi zikaltër mund t’i ofrojë një kontrate pune portugezit pasi me shumë gjasa nuk do të rinovojnë me Luciano Spallettin. Zikaltrit janë momentalisht në vend të tretë në renditje, por mundësitë për të fituar titullin kampion janë thuajse zero, pasi kanë mbetur 14 pikë larg Juventusit.

Mourinho është një prej trajnerëve më të dashur të tifozerisë së Interit, skuadër që ka drejtuar nga viti 2008 deri në vitin 2010, duke fituar në vitin e fundit edhe tripletën e trofeve, titullin kampion, Champions League dhe Kupën e Italisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani